Pas operacionit kundër mashtrimit me Call Centerat që u shtri në tre qytete të Shqipërisë dhe në disa shtete të botës, prokurori i çështjes ka zbardhur detaje shtesë.
Ai tha se hetimi kishte nisur që në vitin 2021, kur SPAK kishte marrë disa letërporosi nga partnerët ndërkombëtarë.
Sipas tij, mashtrimi kryehej duke premtuar fitime të mëdha për shtetasit e huaj që u kërkohej të investonin, por që në fakt u’a grabisnin paratë.
Ai shtoi se më herët ishin zhvilluar 12 takime koordinuese me partnerët ndërkombëtarë, për të bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni.
“Në datat 8 dhe 9 u realizua një operacion për goditjen e mashtrimeve me Call Centerat. Njësia e krimit kibernetik ka regjistruar një procedim penal për mashtrimet kompjuterike. Nga viti 2021 SPAK ka marrë disa letër porosi për goditjen e këtyre shtetasve. Pas ekzekutimit të këtyre letërnjoftimeve, nga të dhënat tregojnë implikimin e shtetasve shqiptarë. Nga hetimi i përbashkët ka rezultuar se numri i viktimave të këtij mashtrimi janë me qindar e mijëra qytetarë europianë, kryesisht spanjollë. Të dyshuarit paraqiteshin si ndërmjetës që mashtronin dhe premtonin për fitimin e shumave të mëdha të parave dhe në fakt ata humbisnin shuma të mëdha parashë. Mijëra investitorë kanë rënë pre e mashtrimeve. Janë kryer gjatë hetimeve 12 takime koordinuese me vendet e tjera. Euroxhast ka ngritur edhe një qendër bashkëpunimi për goditjen e këtyre aktiviteteve. Janë zhvilluar kontrolle në Elbasan, Tiranë dhe Vlorë. Janë ndaluar 4 shtetas, 2 të kërkuar nga SPAK dhe janë sekuestruar prova të shumta. Kemi sekuestruar portofol kriptovalutash”, u shpreh prokurori i çështjes.

