Flamur Halili dhe Bekim Tançi, me detyrë brigadier dhe drejtues teknik në minierën e Bulqizës janë vënë në pranga një ditë pas vdekjes së minatorit Kujtim Luli, i cili mbante detyrën e zjarrmëtarit.
Të dy akuzohen se nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës.
Kujtim Lili, 52 vjeç, ndërroi jetë një ditë më parë teksa po punonte në një minierë në Bulqizë, si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.

