Të martën ishte parashikuar që të vizitonte Poloninë, por presidenti Joe Biden duket se ka bërë një ndalesë të shpejtë në Kiev.
Lajmi se presidenti amerikan Joe Biden kishte mbërritur në Kiev dhe kishte bërë një shëtitje nëpër sheshin qendror u përhap me shpejtësi rrufe në rrjetet sociale. Diçka u kuptua se po ziente herët në mëngjes, pasi rrugët kryesore të kryeqytetit u bllokuan.
Biden gjatë qëndrimit në Ukrainë, ka premtuar 500 milionë dollarë ndihmë për vendin, ndërkohë që ka deklaruar se Putin i ka bërë llogaritë gabim.
Nga ana tjetër, Zelenskyy ka falenderuar Biden për mbështetjen e dhënë, duke shtuar se bashtë ata do e fitojnë këtë luftë. Kjo është e hera e dytë që një president amerikan viziton Ukrainën.
E para ishte vizita e George Bush në Kiev në gusht 1991, në prag të rënies së BRSS, kur ai mbështeti pavarësinë e vendit.

