Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është shprehur se është e pakuptueshme frika e Greqisë nga turqit.

Ai shtoi se për të njohur vendin helen, duhet më parë që të njohësh psikologjinë klinike.

Komentet ministri turk i bëri në një fjalim në Universitetin Mustafa Kemal, ku tha se “për të kuptuar frikën irracionale të Greqisë ndaj turqve, duhet njohur pak psikologji klinike”, në një kohë kur Vetë Recep Tayyip Erdogan dhe disa ministra dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë ashpërsuar tonet lidhur me sovranitetin e ishujve grekë pranë Turqisë.

Kujtojmë se prej kohësh Greqia dhe Turqia janë përfshirë në tensione të ashpra, pas pretendimeve turke mbi ndarjen e zonave ekskluzive ekonomike detare. Tensionet janë rritur më tej, pas raportimeve se Greqia ka militarizuar ishujt pranë Turqisë, gjë që ndalohet sipas disa konventave ndërkombëtare.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version