Dëshmoi  sot në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit Mynyr Koni, Dhori Kule , Lindita Nikolla dhe ish drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj.

Rektori i universitetit të Tiranës ka pohuar  se më 14 prill , 4 ditë para zgjedhjeve në universitet,duke shkuar për në shtëpinë e tij,është ndalur nga një makinë. “Më kanë thënë që të hyj brenda dhe më kanë thënë se duhet të tërhiqem nga gara për rektor.Kjo ka zgajtur 10 sekonda,nuk kam mundur të shquaja asnjë nga personat”- ka deklaruar Koni dhe në dëshmi nuk ka përmendur asnjëherë Shullazin.Emrat e tyre i kam marrë vesh në media.

Ish rektori Dhori Kule ka treguar momentin kur është kërcënuar në afërsi të rektoratit :

-”Kanë ndaluar tre makina dhe kanë dalë disa djem nga aty. Më kanë thirrur në emër dhe jam afruar tek një nga makinat. Një person nga brenda  makinës më ka thënë që nuk duhet të mbështesja  Mynyr Konin në garë dhe të mos e pengoja për tu tërhequr”.

Ministria Lindita Nikolla ka dëshmuar se “Ishte Majlinda Keta që më njoftoi për ngjarjen. Mora në telefon zotin Kule dhe më shpjegoi lidhur me kërcënimin ndaj Konit dhe ndaj tij. Kam kërkuar takim me zotin Çako dhe menjëherë ai më la takim tek Garda. Aty erdhi dhe ministri Tahiri, Kule, Hodaj. Ndërsa ishim në takim me Tahirin, Berisha doli në konferencë për shtyp dhe dha detaje nga kërcënimi

I fundit që ka dëshmuar ka qene ish-drejtori i policise së Tiranës Ervin Hodaj. Ai sqaroi se Mynyr Koni kishte thënë se dikush i ishte prezantuar si Emiljano Shullazi dhe i kanë kërkuar të tërhiqet nga gara.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version