Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar në studion e Panorama TV, se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka duhet të ishte larguar nga Parlamenti pasi bëri bashkëshortin e saj investitor strategjik.

Balliu ironizoi duke thënë se “nuk martohemi dot të gjithë Oltën Xhaçkën që të bëhemi investitor strategjik”, teksa shtoi se “është turp që ajo rri akoma në Kuvend, ndërsa burri i saj vjedh pronat e shtetit shqiptar”.

 “Protesta do ketë dhe do jenë frontale. Nuk mund të lejohet të vazhdojë kjo situatë, shqiptarët po varfërohen çdo ditë. Dhunë nuk bëjnë protesta, dhunë bën mafia, qeveria e mafies, ata që i hedhin gazin lotsjellës foshnjës në gjumë. Policia e shtetit është përdorur për të hedhur gaz lotsjellës tek qytetarët, sdi të thotë një gjë për Ervis Martinajn.

Droga e kokaina janë sheshit, polica konfiskon pras. Kemi edhe abuzime të pamendueshme si Olta Xhaçka, bën burrin investitor strategjik, cila është strategjia këtu? Që u martove me Oltën? Po me Oltën nuk martohemi dot të gjithë, a duhet të martohemi me Oltën Xhaçkën që të bëhemi investitor strategjik? Është absurditet. Në vend që të ishte dhënë vendimi që ajo të ishte larguar nga parlamenti, është turp që rri aty, pasi burri i saj vjedh pronat e shtetit shqiptar.

Zgjidhja është me aksion frontal ballor të qeverisë, s’duhen lejuar të shkojnë në zyrë. Çdo ditë që ai hy në zyrë është varfërim për shqiptarët. Nëse duam të bëjmë ndryshim duhet ta bëjmë tek qytetarët. Politikani e ka frikë popullin. Pushteti i Ramës është i vjedhur, ka zero pushtet para qytetarëve”, tha Balliu.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version