Ministrja e pranon, buxheti u mbush nga çmimet e larta! Deputeti i PS: Qeveria të shpallë një plan kursimi për energjinë elektrike
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, konfirmoi se çmimet e larta kanë mbushur arkën e shtetit për 7 muajt e parë të 2022 me 20 miliardë lekë më shumë. Gjatë diskutimeve në Komisionin e ekonomisë, ku u ndryshua buxheti i 2022, Ibrahimaj u kritikua për mungesën e dhënies së paketës së ndihmës sociale për pensionistët dhe shtresat në nevojë.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, kritikoi qeverinë dhe kërkoi ndërhyrje sa më shpejt, pasi vendimi është marrë që në fund të korrikut dhe kanë kaluar 3 muaj ku vuri në dukje se prej tre muajsh fermerët nuk kanë marrë asnjë gram. Ministrja Ibrahimaj iu përgjigj se janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën dhe synimi është shtrirja në kohë e saj për të përballuar rritjen e çmimeve.

