Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka zhvilluar sot takime në Kosovë.
Fajon ka arritur mbrëmë në Prishtinë, ndërkaq sot është takuar me krerët e shtetit. Fillimisht është takuar me homologen e saj Donika Gërvalla, ku kanë diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Pas takimit me Gërvallën, Fajon është takuar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe Presidenten Vjosa Osmani.
Në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi mes Kosovës si dhe Sllovenisë. Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon, javë më parë ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.
