Shqipëria do të përballet në një miqësore ndaj Italisë, mbrëmjen e së mërkurës, më 16 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”.

Trajneri i kampionëve aktualë të Europës, Roberto Mançini ka thirrur së fundmi, sulmuesin e Sasuolos, i cili është huazim nga Interi, Andrea Pinamonti.

Mes 30 futbollistëve të grumbulluar, spikasin emrat e Donarumës, Bonuçit, Bastonit, Barelës, Tonalit, Verratit, Kiezës dhe Zaniolos.

LISTA E PLOTË E ITALISË PËR NDESHJEN NDAJ SHQIPËRISË –

Portierë: Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Empoli);

Mbrojtës: Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Federiko Gati (Juventus), Paskuale Maxoki (Salernitana), Xhorxho Skalvini (Atalanta), Fabiano Parizi (Empoli);

Mesfushorë: Nikolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Nikolo Faxholi (Juventus), Davide Fratezi (Sasuolo), Fabio Mireti (Juventus), Mateo Pesina (Monza), Samuele Riçi (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marko Verrati (PSG);

Sulmues: Federiko Kieza (Juventus), Vilfried Njonto (Lids), Vinçenzo Grifo (Frajburg), Simone Pafundi (Udineze), Mateo Politano (Napoli), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xanluk Skamaka (Uest Hem), Nikolo Zaniolo (Roma), Andrea Pinamonti (Sasuolo)

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version