Del momenti i arrestimit të 80-vjeçarit që i mori jetën me sëpatë bashkëshortes së tij, Zegjines dhe të vëllait, Shaqirit.
I moshuari, në videon e arrestimit nga Policia, mban prangat në duar, ndërsa mezi ecën për shkak të moshës së thyer, teksa dy policë e mbajnë nga krahët. Pasi kishte kryer krimin e dyfishtë, ai ishte larguar në tentativë për t’u arratisur, por nuk ia ka dalë dot.

