Fotoja e mësipërme tregon momentin kur një person i ka vërë zjarrin makinave në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me një bidonë benzinë në dorë, autori i vuri flakën makinave dhe më pas u largua nga vendngjarja. Ndërkohë që në momentin që u vuri flakën makinave, ai rrezikoi që të digjej edhe vetë. 

Zjarri në makinat është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Pavarësia’. Fillimisht zjarri u vendos në një makinë tip Ford, ndërkohë që më pas u përhap duke përfshirë një Volkswagen dhe një Ford tjetër.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version