Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur marrjen e masave ndaj zyrtarëve rusë të cilët kanë marrë ‘guximin’ për të kritikuar publikisht luftën në Ukrainë duke u ‘mbyllur gojën’ pasi ka urdhëruar mediat shtetërore ruse të mos i citojnë më.
Kremlini ka filluar një fushatë për të heshtur politikanë të shquar, të cilët janë frustruar me pushtimin e Putinit, i cili ka sjellë të paktën 100,000 ushtarë rusë të vrarë, numër i cili vijon të rritet me kalimin e ditëve.
Lista e zyrtarëve që kanë qenë kritikë ndaj luftës i është dorëzuar medias shtetërore me udhëzimin që të ndalojë citimin e tyre në raportet e tyre, thanë burime pranë Dumës së Shtetit dhe operacionit të medias për gazetën ruse Verstka .
Midis atyre që supozohet se janë renditur është Andrei Kartopolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës, i cili muajin e kaluar i bëri thirrje Kremlinit që të ‘ndalojë së gënjeshtri’ rusët për humbjet në fushën e betejës në Ukrainë.

