Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në qeli ish-prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u dënua nga Shkalla e Parë me dy vite burg për korrupsion, por GJKKO ia konvertoi në shërbim prove. Apeli ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, Kariqi duhet ta shlyejë në qeli dhe jo me shërbim prove.

Edmond Kariqi u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, që me procesin e gjykimit të shkurtuar i zbritën në 2 vite e 6 muaj heqje lirie. Këtë dënim, GJKKO ia konvertoi në katër vite shërbim prove. Pro Apeli e ka rrëzuar këtë vendim.

Kariqi u prangos në vitin 2021 në Kavajë, pasi përgjimet zbuluan se ai po merrte dy mijë euro ryshfet për të liruar një të pandehur për kanabis.

Bashkë me të, u arrestua dhe shoferi i tij, Isuf Gega, që bënte rolin e sekserit. Për këtë çështje u shpallën fajtorë edhe Emirjan Beu e Dritan Dedja, personat që do jepnin paratë për lirimin e të pandehurit.

Edmond Karriqi ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës deri në vitin 2019. Më pas ai kaloi në Lushnje. Në Kukës u komandua drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version