Ardian Çapja, i akuzuar për ekzekutimin e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirit ka dhënë sot shpjegime para gjykatës për ngjarjen, duke mohuar të ketë lidhje me pretendimin se ditët e vrasjeve ka qenë në Maqedoninë e Veriut.

Madje në një moment, ka përmendur edhe emrin e një prokurori që sipas tij është i lidhur me krimin, bëhet fjalë për Ridvan Sukajn, për të cilin pretendon se ka lidhje me kriminelë në Elbasan dhe ka vepruar kundër fisit Çapja duke i akuzuar për një sërë ngjarjesh që nuk kanë lidhje me ta. Po ashtu, për Çapjen nëse zbardhet vrasja e avokatit Ravik Gurra do të dalin në dritë shumë ngjarje të tjera.

“Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë’ bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper. Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbulojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve. Unë s’kam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën.  Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant,”- tha Çapja.

Prokurori Ritvan Sukaj, i cili ka hetuar Ardian Çapjen dhe nipin e tij, Florenc Çapjen, vjet është marrë në mbrojtje nga Policia i Shtetit një ditë pas arrestimit të Ardian Çapjes, pasi ka marrë kërcënime në lidhje me këtë çështje. Sukaj është njeriu kyç që ka hetuar për tre vite veprimtarin e Ardjan Çapjas dhe familjarëve të tij, mirëpo tani po përballet me një akuzë të ngritur ndaj tij nga vetë ata që kanë hetuar. / Dosja.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version