Misioni u krye me shumë dhimbje për Francesco Bagnaia, i cili në Grand Prix të Spanjës, u kurorëzua kampion i botës në MotoGP me motorin Ducati. Ai bëhet i pari pilot italian, i cili e arrin këtë sukses trembëdhjetë vjet, pas titullit të kampionit të famshëm botëror, Valentino Rossit më 2009.
Siguria e titullit botëror për ‘Pecco’ Bagnaia erdhi pas fitores së vendit të nëntë në GP të Spanjës, në pistën e Valencias, akti final i sezonit, ndërkohë që rivali i tij francez Fabio Quartarararo u rendit në vendin e katërt.

Fitues në këtë sfidë spanjole, e fundit për botërorin në Moto GP, ishte Alex Rins, në garën e lamtumirës së Suzukit në GP, i cili u rendit përpara KTM të Brad Binder dhe Ducati të Jorge Martin.
Ja dhe renditja përfundimtare e botërorit e dhjetëve pilotëve të pare: