Mikel Arteta pranon se Arsenali i tij ka bërë një tjetër hap drejt titullit me fitoren në Totenhem.
“Më pëlqeu gjithçka, mënyra sesi luajtëm dhe guximi. Jam i sigurt që i kemi bërë tifozët e Arsenalit shumë të lumtur. Kemi një grup fantastik lojtarësh dhe bëmë një tjetër hap me këtë fitore”.
I pyetur për humbjen e një objektivi si Mudrik, i cili zgjodhi Çelsin, tekniku spanjoll u përgjigj duke e injoruar ukrainasin: “Unë jam shumë krenar për lojtarët që kam. Ne duam gjithnjë ta përmirësojmë skuadrën. Ne mund t’i përmirësojmë lojtarët që kemi dhe le të fokusohemi te kjo. Klubi po punon në këtë aspekt dhe ata kanë mbështetjen time dhe unë të tyren”.

