Nëna e Lear Kurtit shprehet se djali i saj, i cili ndërroi jetë në mënyrë misterioze disa muaj më parë, nuk ka probleme shëndetësore.

Në një prononcim për News24, Fatmira Mustafaj u shpreh mes lotësh se i biri ndërroi jetë si pasojë e dhunës.

Nëna thotë se e ka humbur shpresën tek drejtësia dhe është zhgënjyer nga shteti.

“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali i m ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di. Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjeshtë nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, u shpreh ajo.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version