Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për shkak se mungoi gjyqtari i çështjes, Elton Frashërit. Vendimi për shtyrjen e seancës është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia.

Tahiri ka kërkuar ulje të dënimit me 1 vit e 6 muaj burg pasi pretendon se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës ka shlyer 1.6 vjet nga dënimi që shqiptoi Gjykata e Apelit.

Edhe seanca e 10 ditëve më parë u shty pasi prokurori i çështjes kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me detajet e dosjes, që ka paraqitur pala mbrojtëse e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit pritet të caktojë datë e radhës për mbajtjen e seancës në ngarkim të ish-ministrit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version