Ajo ishte një murgeshë e italianit “ The Voice ”, e cila disa vite më parë bëri bujë botërore me fitoren e saj në kompeticionin muzikor italian.

Vajza që arriti të bëhej virale, si me përkushtimin ndaj Zotit, ashtu edhe me interpretimin e pjesës së famshme të Alicia Keys, “No One”, është sërish në lajme, për vendimin e saj për të ndryshuar jetën e saj, për të hequr mbulesën e murgeshës dhe duke u bërë kameriere në Spanjë.

Motra Kristina, siç e quanin në vitin 2014, tani thjesht mban emrin Cristina dhe në daljen e saj të parë pas ndryshimit në një emision televiziv italian tha:

“Zoti është ende në mua, por ka pasur një ndryshim evolucionar “.

Pas 15 vitesh jetë fetare, ajo vendosi të heqë veshjen kishtare dhe të ndryshojë jetën e saj:

“Unë kurrë nuk dyshova për Zotin, motra Kristina është brenda meje, ia kam borxh asaj që jam sot .” 

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/11/yt1s.com-The-Voice-IT-Serie-2-Blind-2-Suor-Cristina-Scuccia-TEAMJAX.mp4

Me taka të larta dhe kostum, me pircing në hundë dhe flokë të gjatë, ajo tha:

“Besoj se duhet ta dëgjosh zemrën me guxim. Ndryshimi është një shenjë e evolucionit, por është gjithmonë e frikshme. A ka një të drejtë apo një gabim?”

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version