Kryeprokurori Olsian Çela bëri të ditur ditën e sotme te ‘Ligjet’ se kanë nevojë për ambiente të reja për prokuroritë sidomos tani me implementimin e hartës së re gjyqësore vjen e bëhet gjithnjë e më emergjente. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Çela foli për nevojën e mbështetjes me fonde për të ndërtuar infrastrukturën e re e cila është bërë e domosdoshme me implementimin e hartës së re gjyqësore.

Si prokuroria e apelit dhe e rrethit gjyqësor procesi ka shkuar normalisht dhe nuk kemi pasur probleme serioze në funksionin e tyre por sfidë mbetet krijimi i infrastrukturave në 5 vitet e ardhshme. Pra në fund të 5 viteve të marrim masa që hapësirat që kemi të jenë të mjaftueshme për funksionimin normal të zyrave. Disa nga zyrat që janë problematike, mund të them prokuroria dhe gjykata e Tiranës, Durrësi, kemi Fierin problem. Po punojmë me Dibrën e Sarandën dhe Lezhën për të gjetur zgjedhje. Pa diskutim që këto kërkojnë fonde,” tha Çela.

Sa i takon Tiranës, Çela tha se i ka kërkuar bashkisë shesh ndërtimi. 

“Problemi më i mprehtë për disa vite do të mbetet Tirana. Nga kontaket që kemi marrë me bashkinë e Tiranës është marrë angazhimi të na sigurohet një shesh ndërtimi që të kemi një godinë të re të madhe funksionale për prokurorinë e gjykatën. Jemi në fazën e parë. Angazhimi është pro problem mbeten fondet e nevojshme për të investuar në këto godina,” vijoi Çela. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version