Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 28-vjeçarin Endri Beqiraj, i cili dyshohet si person që tentoi që vriste me armë një bari.
Ai u arrestua më 14 mars në fshatin Ramicë të bashkisë së Selenicës pasi së bashku me Julo Rrokaj, goditën me armë 46-vjeçarin Gëzim Lekaj, bari për t’i marrë këtij të fundit lekët. Dy të rinjtë kanë kërcënuar me jetë bariun se në rast se nuk do paguante një shumë prej 100.000 eurosh do e vrisnin.
Policia pas telefonatës së këtij personi ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale, teksa në komunikatën e saj për media tregon se këta dy shtetas kanë pasur për qëllim vrasjen e Gëzim Lekës.
Seanca gjyqësore drejtohej nga gjyqtarja Emirjana Dimo e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. E njëjta masë është dhënë në mungesë edhe për Julo Rrokaj të përfshirë në këtë ngjarje i cili vazhdon ende të jetë në kërkim.

