Karabinierët italianë kanë ekzekutuar 78 masa sigurie në rajone të ndryshme, pas dy operacioneve të përbashkëta kundër ‘Ndranghetas. Ansa shkruan se karabinierët e grupit Gioia Tauri në Reggio Calabria kanë ekzekutuar 65 masa, nga të cilat 47 “arrest me burg”, 16 “arrest shtëpie” dhe 2 “detyrim paraqitjeje.”

Ndërsa karabinierët e Brescias, kanë ekzekutuar 13 masa, 12 “arrest me burg” dhe 1 “arrest shtëpie”. Në Brescia, karabinierët së bashku me Guardia di Finanza sekuestruan biznese dhe pasuri të paluajtshme si dhe aksione të kompanive me vlerë rreth 5 milionë euro. 

Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në shoqatë mafioze, dëmtim të konkurrencës, mbajtje dhe posedim të armëve të zakonshme dhe të luftës, zhvatje, fajde, dëmtim të rëndë me metodën mafioze, si dhe shoqatë me qëllim trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe shoqata kriminale që synon krime tatimore dhe mashtrime në dëm të shtetit.

Në frontin e operacionit Reggio, karabinierët besojnë se kanë nxjerrë në dritë strukturat e reja të klanit Bellocco, në krye të kompaninë “Rosarno”, me interesa në të gjithë territorin kombëtar dhe në vende të huaja gjithashtu. Në fazën operacionale morën pjesë rreth 1000 karabinierë nga Reggio Calabria, të cilët u mbështetën nga helikopterët dhe njësitë e ndryshme territoriale.

Hetimi i quajtur ‘Blu Notte’ (Nata blu) nisi nga shtatori i vitit 2019. Nga dispozita e Autoritetit Gjyqësor ka rezultuar edhe sekuestrimi parandalues ​​i një shoqërie aktive në sektorin e shfrytëzimit të burimeve pyjore (prerje, transport dhe transformim druri), e përdorur për lehtësimin e veprimtarive kriminale të bandës, vlera totale e së cilës përllogaritet në 700 mijë euro.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version