Bota qan O Rey Pele, i cili u shua në moshën 82-vjeçare në një spital të Sao Paulos. Numri 10 më i njohur i Brazilit dhe një nga më të mirët e historisë së futbollit humbi betejën me tumorin.

Lajmi u dha nga vajza e tij me anë të një mesazhi në Instagram.

“Gjithçka që jemi është falë teje. Të duam pafundësisht. Pusho në paqe”, shkruan Kely Nascimento.

Pele ishte shtuar në spital më 29 Nëntor për shkak se kimeoterapia për tumorin në zorrën e trashë nuk po funksiononte.

Ditët e fundit pati probleme në funksionimin e veshkave, shqetësime kardiake dhe një infenksion respirator.

Pele ishte operuar vitin e kaluar me shpresën që do të shpëtonte nga sëmundja.

Shumë personalitete të futbollit nga mbarë bota shprehën hidhërimin e tyre për ndarjen e nga jeta të një prej futbollistëve më të mirë të gjitha kohërave.

“Mbreti i futbollit është larguar nga ne, por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë”, shkruajti sulmuesi francez Mbape.

“Ai kurrë nuk do të harrohet dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin nga futbolldashësit. U prehsh në paqe Mbreti Pele”, ishte mesazhi i portugezit Ronaldo.

Ndërsa kapiteti i Argjentinës, Lionel Messi shkroi shkurt “Pusho në paqe Pele”.

“Qielli ka një yll të ri dhe bota e futbollit humbi një hero”, ishte mesazhi i sulmuesit të Barcelonës, Levandovski.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version