Bruce Gowers, producenti i hitit klasik Bohemian Rhapsody të Queen, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
Regjisori dhe producenti britanik, fitues i çmimeve Emmy dhe Grammy, ka punuar gjithashtu me Michael Jackson dhe Rolling Stones.
Bohemian Rhapsody është kënga e tretë më e shitur e të gjitha kohërave në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kryesoi listat e Mbretërisë së Bashkuar për nëntë javë në 1975 dhe u kthye në numrin një në 1991 pas vdekjes së këngëtarit Freddie Mercury.
Videkoklipi i këngës mori vetëm tre orë për t’u xhiruar dhe kushtoi vetëm 3500 paund për t’u realizuar.
Gowers, i cili zbuloi se kishte marrë 590 dollarë për këtë punë, tha për Daily Mail në vitin 2018: “Kjo ndryshoi mënyrën se si perceptohej muzika.”
Ajo u votua si videoklipi më i mirë muzikor në Mbretërinë e Bashkuar dhe është videoja muzikore më e vjetër që ka arritur një miliard shikime në YouTube.
Goëers fitoi çmimin Grammy për regjisorin më të mirë për videoklipin e The Heart of Rock ‘n’ Roll të Huey Lewis and The News.

