Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në masën ‘arrest me burg’, Jeton Lamin. Ky i fundit nuk u paraqit në gjyq, mirëpo zgjodhi që të përfaqësohej nga dy avokatët e tij. Ndërkohë që në sallë, ishin të pranishëm edhe familjarët e Lamit dhe 2 avokatët e tij, të cilët ishin të parët që mësuan vendimin e gjykatës.

Avokatët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë avokatët pretendojnë se nuk vërtetohet nga Policia, as prokuroria që Jeton Lami e ka shoqëruar deri në momentet e fundit Ervis Martinaj, ndaj kërkuan bërjen e një ekspertize të pamjeve filmike për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo.
Jeton Lami u arrestuar për shpërdorim detyre duke u akuzuar se ka ndihmuar Ervis Martinajn të lëvizte gjatë kohës që ishte në kërkim. Ndërkohë që të dielën, e 18 shatorit u transportua nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt burgut 302 në kryeqytet. Ish-oficeri i operacionales, Jeton Lami kërkoi lirinë në gjykatën e Apelit, ndërkohë që vazhdon të mbetet mister fati i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit.

Vendimi i GJYKATËS SË KURBINIT:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest ne burg” ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Me vendimin nr. 893-81, datë 23.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:
Pranimin e kërkesës.
Të caktohet ndaj personit nën hetim shtetasit L, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 283 të K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, të personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Me vendimin nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:
Pranimin e kërkesës.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin L, të parashikuar nga nenet 232/dh e 238 të Kodit të Procedurës Penale, të vendosur me vendimin nr. 893 datë 23.08.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J.L, i cili kërkoi një masë sigurimi personal më të lehtë. se ajo e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Ankuesi nuk u paraqit në gjykimin në apel, i cili u zhvillua në prezencë të mbrojtësit të tij av.
– Miratimin e vendimit nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Jeton Lami pak ditë më parë është transferuar nga burgu i Shën-Kollit në burgun 313 në Tiranë, nën masa të rrepta sigurie. Lami cilësohet si personi kyç për zbardhjen e hetimit që ka nisur për rrëmbimin me qëllim eliminimin fizik të Ervis Martinajt.
Sipas hetimeve, Lami shoqëroi Ervis Martinajn 2 ditë para zhdukjes së tij duke e transportuar nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas. Por deri më tani 28-vjeçari nuk ka pranuar të flasë para efektivëve të policisë, edhe pse raportohet se ka zhvilluar 2 orë bisedë me Gledis Nanon. Jeton Lami me banim në Kamëz më herët kishte punuar edhe në komisariatin nr 2 në Tiranë para se të transferohej në sektorin e FAST, njësisë speciale për kapjen e personave në kërkim.

