Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se urbani i lunjës së Unazës është përplasur me një motor rreth orës 8:45 në rrugën Ferit Xhajko. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një djalë i mitur 12 vjeç, i cili ishte pasagjer në motor. I mituri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor. Kjo është hera e disatë që urbanët në Tiranë kanë pësuar aksident dhe duke rrezikuar jetët e qytetarëve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

