“Pa alkool, pa kafe dhe jeta e natës” ky është sekreti i shëndetit dhe lumturisë së J.Lo.
“Unë mendoj se alkooli shkatërron lëkurën tuaj. Sigurisht, gjatë dollive festive, të gjithë thonë: Nuk mund të bësh dolli me ujë! Kështu që unë do të bëj dolli me alkool dhe thjesht do të pi një gllënjkë,” tha ajo.
Kim Kardashian
Kim pothuajse nuk pi kurrë, përveç rasteve shumë të veçanta dhe pesë gota vodka në Vegas çdo tre vjet. Këto ditë, ajo është duke studiuar për juriste, duke u kujdesur për katër fëmijët e saj dhe duke drejtuar biznese të shumta.
“Unë shkoj në shtrat kur fëmijët shkojnë në shtrat. Unë nuk pi, nuk rri jashtë natës vonë,” tha ajo.
Naomi Campbell
Supermodelja mahnitëse e viteve ’90 nuk pi fare.
“Kam hequr dorë nga alkooli. Mos pirja më bën shumë më të lumtur”, tha ajo për Life & Style.
Natalie Portman
Portman nisi të pinte fillimisht kur ajo ishte në kolegj, por që atëherë është ndalur plotësisht.
“Unë nuk kam shkuar në të vërtetë në festa të shkollës së mesme, dhe po, nuk kam prekur alkoolin deri në të 20-at e mia… Nuk u deva asnjëherë derisa shkova në kolegj. Por mendoj se kjo është një gjë e mirë në shumë mënyra.”

