Tonin Vocaj është prezantuar ditën e sotme në krye të policisë së Tiranës. Nga ana tjetër Lorenc Panganika i cili mbante më herët këtë post do të transferohet në drejtorine e Policis së Fierit.
Vocaj rikthehet për herë të dytë në krye të bluve të Tiranës, pasi e ka mbajtur më herët këtë post në vitin 2010.
Para kësaj detyre, Vocaj ka qenë zv/ drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit si dhe ka qenë edhe në krye të Departamentit të Policisë Kriminale.

