Ish-komandanti i përgjithshëm i forcave tokësore të Rusisë, Alexei Maslov, ka ndërruar jetë papritur.

Maslov, i cili kishte shërbyer edhe si përfaqësuesi kryesor ushtarak i Rusisë në NATO, ndërroi jetë ditën e Krishtlindjes në moshën 69-vjeçare.

Vdekjen e tij e njoftoi kompania e ndërtimit të makinerive Uralvagonzavod, ku ai punoi pas karrierës së tij ushtarake.

Maslov doli në pension nga shërbimi ushtarak në 2011.

Kujtojmë se vdekjet e gjeneralëve të lartë rusë dhe të disa oligarkëve, të ndodhura pas nisjes së luftës në Ukrainë, janë të mbushura plotë hije dyshimi, për vetë mënyrën sesi ato kanë ndodhur.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version