Avokati Ilir Malindi ka treguar se djali i tij, biznesmeni Gentian Malindi, ndodhej në Shqipëri gjatë kohës që kërkohej nga autoritetet, i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Pas arrestimit të 46-vjeçarit në afërsi të Urës së Gjolës, policia deklaroi se po lëvizte me dokumente identifikimi kosovare, të falsifikuara.

Por avokati u shpreh se dokumentet që ai mbante ishin të rregullta.

Ilir Malindi: Djali ka qëndruar në Shqipëri gjatë kësaj periudhë, dokumentet janë të rregullta, jo të falsifikuara. Se si janë nxjerrë është procedurë tjetër, e di më mirë Rama se çfarë bëjnë shërbimet informative.

Ka shtetësi kosovare?

Ilir Malindi: Ka, por me emër tjetër. Dokumentet këtu nuk i ka përdorur, kanë dalë nga institucionet shtetërore kosovare, si kanë dalë është tjetër problem.

137 kg mund t’i ketë trajtuar vetë kryeministri ose ministri i Brendshëm, ose drejtori i Plicisë, se në dosjen e Edvin Kondilit nuk ka një gramë, absolutisht, është fantazi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version