Gjykata e Posaçme rrëzoi SPAK dhe ktheu për hetime të mëtejshme dosjen penale ndaj Selim Çekajt, nën dyshimet për përfshirje në trafik të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri. Sipas Gjykatës së Posaçme, hetimet për këtë çështje nuk janë kryer të plota e të gjithanshme dhe për këtë arsye, e urdhëron Prokurorinë e Posaçme të bëjë veprime të tjera hetimore duke i lënë detyra konkrete.
Ndërsa, SPAK do të rifillojë hetimet, i dyshuari Selim Çekaj do të hetohet në gjendje të lirë pas nga arrest në burg ku u mbajt për muaj me radhë, ai u dërgua në arrest shtëpi e tashmë ndaj tij është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.
Selim Çekaj, 72-vjeç është babai i Arbër Çekaj, i cili është dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane, që u sekuestrua në kontejnerët me banane në magazinat e kompanisë Arbri Garden në Maminas. Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

