Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe pse i përjashtuar nga parlamenti dhe nesër nuk do të marrë pjesë në seancë ka paralajmëruar se nuk do ta lëshojnë kurrë parlamentin.
Ai tha se vendimi për t’i përjashtuar 5 deputetë nga parlamenti u mor në bashkëpunim me Alibeajn, ndërsa theksoi se këto janë lojëra të turpshme që ata bëjnë.
“Këto duhet t’ja bëjmë të qartë qytetarëve. Ne do të ngrihemi. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Ky parlament kryen krime të rënda kushtetuese. Nuk ka parlament në botë që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj deputetëve. Linda e Parlamentit. Unë e kam denoncuar 13 mln euro kushtoi bojatisja e ministrisë së saj, por doli një vilë mënjanë aty në kodra. Kjo është e vërteta, unë e kam denoncuar.
Përjashtoj se më thotë Alibasha, 5 deputetë nga parlamenti. Si mund të ndodhi? Kjo ndodh vetëm në një klub banditësh. I teket atij që nuk përfaqëson asgjë, që përfaqëson pengun e vet dhe thotë unë përjashtoj këta. Me ca mbledhje me ca votë? Me urdhër të Ramës. Ne nuk merremi me pengun, ne do merremi me pengmarrësin.
Vijmë tek qëndrimi i fundit. Çfarë ndodhi të enjten që kaloi? Na bllokuan në mënyrën më antiligjore dhe sot na del për të zëvendësuar këtë na del interpelanca e Alibashës me padronin e tij, sepse i bashkërendojnë. Kjo është e turpshme. Ne nuk lëshojmë, ne kërkojmë me urgjencë debat në parlament për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë c’të dojë Edi Rama. Është e turpshme ta përdorë në këtë mënyrë, ta diskreditojë në këtë mënyrë. Tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën. Po a do e lëshojmë ne Parlamentin? Kurrë. Ne nuk e lëshojmë parlamentin. Ne do bëjmë betejë në parlament dhe do bindim cdo shqiptar.
Le të marrin cdo masë, ne aty do mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe nuk mbrojmë asgjë personale. Ta harrojnë ata, se përjashtuan 5, por jeni ju të tjerët sa 15 më shumë. Të përgatitet mirë Rama, se lojërat e turpshme me Alibashën nuk do t’ja zgjidhin problemet atij”, tha Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar.
Berisha drejtoi gishtin edhe ndaj kryetares se Parlamentit, Lindita Nikolla, që sipas tij është një skllave e Edi Ramës.
“Jemi përpjek ti themi që nuk është kjo mënyra si drejtohet parlamenti por ajo është një mjerane, një skllave politike e Edi Ramës dhe sillet pa ligj apo parim ndaj dhe mbetet që ne të shumëfishojmë aktivitetin tonë dhe të përballemi me këtë bandë që s’ka kushtetutë, ne dërgojmë ligje po na mohohet e drejta këta sillen në një mënyrë brutale kurrë nuk është sjellë kështu partia e tyre në vitin 91. Këta janë më të egër se etërit e tyre se janë të inkriminuar po rrjedhën nuk e ndaluan dhe ecën kurse ky tani inkriminuar para drejtësisë amerikane dhe shqiptare është i aftë të bëjë cdo gjë po ne nuk do ta lejojmë këtë ndaj dhe data 11 e këtij muaji do të jetë dita e revoltës e protestës e fillimit të revolucionit më të fuqishëm që Shqipëria ka njohur në historinë e saj, revolucion në të cilin shqiptarët do të përmbysin monizmin”.

