Një 34-vjeçar, i identifikuar si Mirko Indino u arrestua mbrëmjen e 12 prillit. Kjo pasi në mjetin e tij tip Fiat 500, iu gjet pak më shumë se 2 kilogramë marijuanë. Sipas mediave italiane, Indino ka shpjeguar sot se drogën e kishte blerë po atë ditë në Brindisi, nga një shqiptar i paidentifikuar, duke paguar 2 mijë euro.

Indino ishte ndalur në flagrancë nga Policia, ndërsa droga iu gjet e fshehur poshtë sediljes ndaj dhe përfundoi në burg. Hetimet ndajtij kanë nisur për të mësuar se ku e kishte blerë drogën dhe ku do të përfundonte.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version