Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, përmbaruesin Alban Ruli dhe drejtorin juridik të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhajn.
Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi shfaqi probleme kardiake dhe ndodhet në spital aty ku po merr trajtimin.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbaruesi ranë në pranga të mërkurën, nën akuzën nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm. Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale dhe më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e 2 zyrtarëve të Ministrisë së Financave pa i pyetur për faktin dhe pa bërë një ballafaqim mes palëve.

