Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamzai, i njohur ndryshe si “Reni i Elbasanit”. Pas zhvarrosjes së një kufome të gjetur në fshatin Babje të Librazhit, Prokuroria e Elbasanit ka vendosur rihapjen e hetimeve pasi deri më tani raportohet se eshtrat e gjetura në vitin 2014-të në fshatin Babje të Librazhdit kanë ngjashmëri kockore me skeletin e Renato Hamzës.

Por e vërteta, nëse mbetjet kockore i përkasin të riut apo jo, do të zbulohet pasi të bëhet edhe përputhja e ADN-së së trupit të paidentifikuar dhe familjarëve të këngëtarit të zhdukur.
I riu, i cili është shpallur i zhdukur prej kohësh, këngëtari i muzikës mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, megjithatë kjo mbetet për t’u provuar nga hetuesit. Pak para se 29-vjeçari të zhdukej, për herë të fundit është parë nën shoqërinë e dy personave. 45-vjeçarit Denis Xhija me pseudonimin Gucci nga Shijaku, i cili u arrestua 1 muaj më parë në Kolumbi, dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani. Ndërsa personi tjetër, Indrit Shaqja është i dënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të ndodhur në vitin 2014 në Durrës.