Ndeshja ndërmjet Reims dhe PSG përfundoi 0-0 dhe me shumë nervozizëm, sidomos mes lojtarëve parizienë. Kampionët francezë u detyruan të luajnë me 10 lojtarë nga minuta e 41-të për shkak të përjashtimit të Sergio Ramos për protesta.

Neymar hyri në pjesën e dytë, por nuk e ndryshoi fatin e lojës, madje duke shpërdoruar një rast ideal për gol përballë portierit kundërshtar. Ylli brazilian përfundoi në “radarët” e Marco Van Basten, i cili nisi një sulm të egër kundër “O Ney”.

“Neymar është një fëmijë qaraman, që provokon vazhdimisht në fushë. E bën me dikë dhe pasi luan sërish viktimën, nuk lejohet ta prekni. Do ta duartrokisja nëse dikush do të përballej vërtet me të. Në fushë ai është një person i pakëndshëm” – u shpreh Van Basten për “Mirror”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version