Emrat e personave që u janë prerë urdhër-arrestet nga SPAK ditën e sotme janë zbardhur. Mësohet se mes tyre janë; Sokol Idrizaj ish-shoferi i Ardi Veliut; Elda Idrizaj që është bashkëshortja e Sokol Idrizaj; Vangjush Kashari biznesmen i një argjendarie. Po ashtu urdhër-arreste janë prerë edhe për Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri si edhe T.Baruti.
Të arrestuarit me urdhër të SPAK akuzohen për kontrabandë mallrash dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Grupi trafikonte sende me vlerë të vjedhura jashtë Shqipërisë, në Francë dhe vende të tjera të BE. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave

