Nikulajt është qëlluar 7 herë, ndërsa trupin e tij e kanë prekur 4 plumba, 2 prej të cilëve i kanë dhënë goditjen fatale pasi e kanë prekur në organet jetike.

AUTORI

Ardian Nikulaj ka qenë i ulur brenda ambienteve të lokalit të tij, ku edhe po konsumonte një kafe, kur është afruar një person i veshur si polic, në kokë kishte edhe një skafandër, ndërsa mbante edhe një maskë anticovid.

Autori është futur nga dera e pasme e lokalit, ka qëlluar 7 herë ndaj Nikulajt dhe më pas është larguar përsëri nga dera e pasme.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autori ka qenë i mirinformuar për mënyrën si do të kryente krimin.

Ai dyshohet se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët i kanë dhënë edhe informacione se ku ndodhej biznesmeni.

Pas vrasjes ai është larguar me motor dhe vazhdon të jetë në arrati.

PISTAT E HETIMIT

Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar disa pista për vrasjen e Ardian Nikulaj. Një prej tyre është ajo e të shkuarës së tij, pasi disa vite më parë i kanë vrarë edhe të vëllain.

Një tjetër pistë është ajo e lidhjes me politikën. Në vitin 2021, Nikulaj ka qenë kandidat për deputet, ndërsa në zgjedhjet e 14 majit ai ishte në listën për këshillat bashkiakë.

KAMERAT E SIGURISË

Grupi hetimor ka sekuestruar karmat e sigurisë të biznesit të tij, të cilat kanë filmuar të gjitha lëvizjet e autorit. Mësohet gjithashtu se kohët e fundit Nikulaj lëvizte me makinë të blinduar, por do të jetë grupi hetimor që do të hedhë dritë për detaje të tjera.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/04/VIDEO-2023-04-21-19-17-36.mp4

TË AFËRMIT

Jashtë kamerave, të afërm të viktimës kanë deklaruar se nuk e kanë ditur se nga erdhi sulmi me armë që i mori jetën Ardian Nikulajt. Ata gjithashtu kanë deklaruar se brenda lokalit ka pasur edhe persona të tjerë. Ndërkohë në pyetje janë marrë familjarë të viktimës

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version