Vritet me armë zjarri, Etleva Kurti në Kamëz. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Kamëz, në rrugën “Besëlidhja”. 31-vjeçarja, në rrethana ende të paqarta, është gjetur në në oborrin e banesës, e vrarë me armë zjarri. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. Informacion me të detajuar do të japim në vijim.
Vrasja e 31-vjeçares ndodhi në të njëjtin moment kur u vranë 2 persona në Kamëz. Ramazan Kuta, ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

