Në Belgjikë pritet të nisë ai që nga mediat vendase është cilësuar si gjyqi më i madh në historinë e vendit.1 24 persona dhe 4 kompani po gjykohen pasi mendohet se janë përfshirë në ‘bandën më të madhe të drogës në historinë e Belgjikës’. Nieuësblad raporton se bëhet fjalë për një bandë shqiptaro-marokene që akuzohet se ka trafikuar të paktën 32 ton kokainë nga Ekuadori.

Operacioni për goditjen e kësaj bande është zhvilluar në vitin 2021 dhe u sekuestruan më shumë se 7 milionë euro, vila e makina. Në total u bastisën 114 shtëpi dhe u vunë në pranga 64 persona dhe u zbuluan plot 11 laboratorë kokaine e 5 plantacione kanabisi. Gjithashtu u gjetën e sekuestruan dhjetëra armë zjarri.

Sipas mediave belge, droga nisej nga Ekuadori dhe futej në Belgjikë për tu përpunuar.

“Gjithçka nisi me një zjarr aksidental në një apartament në Bruksel. Pasi u fik zjarri u zbulua se apartamenti kishte shërbyer si një laborator kokaine. Prokuroria nisi përgjimet dhe pas deshifrimit të komunikimeve me SKY EÇ, zbuloi se bëhej fjalë për një rrjet gjigant të trafikut të kokainës. Droga vinte nga Ekuadori dhe pasi përpunohej në laboratorët e Brukselit, shpërndahej në Europë. Përfitimet nga ky trafik përfundonin kryesisht në Shqipëri. Një nga të dyshuarit e prokurorisë është edhe një polic nga zona jugore e vendit. Ai thuhet se u kalonte shqiptarëve informacione nga databaza e policisë. Nënë hetim është vendosur dhe një avokat,”- thuhet ndër të tjera në artikull.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version