Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër sipas marrëveshjes së firmosur më 6 janar mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama përmes fotove shprehet se bëhet fjalë për një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.

MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se pas faljes së fundit mbrëmë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, u hap kantieri më i ri në fushën e trashëgimisë kulturore, për një nga objektet pa asnjë ekzagjerim më origjinale të arkitekturës islame në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë”.

Xhamia e Mehmet pashë Bushatit ose siç njihet për të gjithë xhamia e plumbit është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në Shqipëri.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version