Gert Shehu, 31- vjeçari që goditi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dyshohet të jetë jë person me problem të shëndetit mendor. Dhuna që ushtroi ndaj berishës e ka vënë atë në qendër të vëmendjes të mediave, të cilat po përpiqen të zbulojnë më shumë rreth tij.
Banorët tregojnë se i ati ishte larguar në SHBA dhe ai ishte fëmijë i vetëm. E ëma inxhiniere ndërtimi, mundohej të nxirrte të ardhurat për të jetuar e po kështu për të garantuar ilaçe për të birin.
Shehu identifikohet nga banorët e lagjes së tij si një djalë i qetë që punonte, jo I dhunshëm, bullizohej nga të tjerët përmes videove të tij dhe nuk ia kishte dalë të mijetonte si bashkëmoshatarët e tij.
Në një kërkim të thjeshtë në rrjetet sociale, kryesisht Tik Tok shfaqen video të tij. Gerti gjithashtu kishte kanalin e tij në YouTube, fakt i cili me sa duket ka lehtësuar bullizimin e tij, të dëshmuar dhe nga intervistat me komshinjt e 31-vjeçarit.


Një grua që e njihte familjen e tij shprehet se “Një ditë më tha që do bëj diçka për t’u bërë i famshëm. Nuk e kuptova, por rrinte i menduar, shkonte në xhami punonte, ndonjëherë këta gringot me lekë talleshin me të, por ai, i mbyllur siç, ishte iu përgjigjej, disa e xhironin kur fliste. Kishte probleme, por kurrë s’kam pasur frikë prej tij”.
Por nga ana tjetër, fakti që Gert Shehu është një shtetas i skeduar në fushën e narkotikëve për ngjarje të mëhershme, e rëndon situatën e tij. Ashtu siç edhe një shkresë e shpërndarë nga e ëma, në të cilën vërtetohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

