Një varkë me të paktën 50 emigrantë të huaj në bord është mbytur në brigjet e Kanalit Anglez (La Manche) gjatë natës. Por fatmirësisht deri më tani raportohet se 43 persona kanë shpëtuar. 4 kanë humbur jetën.
Thirrjet e urgjencës që raportonin një varkë emigrantësh në rrezik mbytje u morën nga roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar pak para orës 3.40 të mëngjesit, por helikopteri u shkoi për ndihmë në orën 8.30.

Ngjarja ndodhi më pak se një ditë pasi Kryeministri Rishi Sunak njoftoi një paketë me 5 pika për të ndaluar fluksin e paligjshëm të anijeve me emigrantë dhe për të reduktuar numrin e mbetur të azilit prej rreth 150,000 çështjesh.
43 persona u shpëtuan nga varka, sipas një burim qeveritar të “Sky” ka thënë se 43 persona janë shpëtuar të gjallë dhe janë sjellë në Mbretërinë e Bashkuar. Por mendohet se të paktën tre persona kanë vdekur.
Disa nga të shpëtuarit u nxorrën nga varka dhe të tjerët nga uji, tha korrespondenti i “Sky” Ali Fortescue, por gjithashtu raportohet se një numër i vogël i vdekjeve të konfirmuara ka të ngjarë të rritet. Operacioni i kërkimit vazhdon, por ata që janë gjetur tani nuk pritet të mbijetojnë.