Së fundmi, një nga të burgosurit e qendrës së burgjeve “Brians II” ku ndodhet Dani Alves, zbuloi detaje për jetën e përditshme të kariokës, në programin televiziv spanjoll, ‘El Programa de Ana Rosa’.
I intervistuari pranoi, se Alves është serioz, por se është mësuar të jetojë me të gjithë, edhe me ata që i ndihmon. Po ashtu ai ka rrëfyer se është mësuar t’i ndihmojë shumë të burgosurit e tjerë, pasi u blen ushqime i ndihmon dhe i fton. “Ai ndihmon ku të mundet. Ai përpiqet të kalojë pa u vënë re dhe është shumë i sjellshëm me njerëzit. Ai nuk do të bëhet yll. Ka zyrtarë që i bëjnë lajka dhe ka të tjerë, që janë të lumtur që e kanë atje,- tha ai për Dani Alves.

Nga ana e tij, Cristóbal Martell, i ngarkuar me kujdesin për interesat e Dani Alves, pranoi për herë të parë se kishte marrëdhënie seksuale, por ai qëndroi i vendosur se ato ishin gjithmonë të pëlqyera. Dhe, për ta justifikuar, ka paralajmëruar se raporti mjekësor i bërë nga e reja në Klinikën Spitalore, ku po trajtohej mëngjesin e hershëm të ngjarjeve që po gjykoheshin, nuk tregon asnjë lloj dëmtimi në zonën gjenitale. Dhe është se lëndimet që viktima do të kishte paraqitur nuk janë lëndime vaginale të pajtueshme me marrëdhënive të dhunshme.

