Nuk ishin dy, por tre persona të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Përveç Albano Velos dhe Andrew Bodes, një tjetër person dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Edmond Papës. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, personi i tretë i paidentifikuar ka qenë aktiv ditën e vrasjes. Jo në tërheqjen e këmbëzës, por ka informuar dy të tjerët se ku ishte dhe ku po lëvizte shënjestra e tyre. Burime për “Ora News” bëjnë me dije se ndër të tjera, ai ka shërbyer për të kordinuar Velon dhe Boden, të cilët ishin në dy krah të ndryshëm të rrugës.
Ndërkohë që vetë mbante në vëzhgim banesën dhe familjarët e biznesmenit nga Saranda. Nga analizimi i imazheve të kamerave është dalluar Andrea Bode me xhinse blu, xhup të zi, dhe atlete me gomë të bardhë, në momentin që kryen vrasjen e ndërsa rrëth 3 orë më vonë një kamera e ka fiksuar atë më një kostum të kuq në zonën e Astirit.
Ndërkohë që Albano Velo është arrestuar, përveçse është përjashtuar nga Policia e Shtetit, nën hetim është edhe i ati, Dilaver Velo për të mësuar nëse ka pasur dijeni lidhur me aktivitetin e të birit. Po ashtu, do i hetohet edhe pasuria dhe të ardhurat. Po ashtu, do të hetohet nëse ish-polici ka pasur gisht në largimin e të birit jashtë vendit. Kjo pasi referuar sistemit TIMS Albano Velo ka dalë nga territori në datë 10 dhjetor, ku ka shkuar në Firence. Në vendin fqinj ai ka ndenjur vetëm 4 ditë, pasi më datë 14 dhjetor ka hyrë në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit. Më pas, Albano Velo është larguar 4 ditë pas ngjarjes me drejtim Francën, ku dhe më pas u arrestua, me datën 31 dhjetor sapo mbërrit në Rinas. Ndryshe nga Velo, Bode nuk ka lënë asnjë shenjë në TIMS dhe dyshohet se është larguar nga vendi në rrugë ilegale.
Deri më tani për vrasjen e biznesmenit Papa, pista kryesorë është prishja e pazareve të drogës, por Prokuroria po mundohet të sigurojë prova që mund ta lidhin vrasjen e Papës me atë të Alekasandër Sadikajt. Të dy, kanë pasur precedentë penale për drogë në Greqi, vend nga ky dyshohet se është porositur vrasja.

