Teuta ka mundur 1-2 Egnatian në ndeshjen e vlefshme për kampionatin shqiptar.

Në minutën e 15-të, Jackson shpërdoron një rast të mirë, një mundësi e tillë e cila jep shkëndija të mira për më pas.

Në minutën e 18-të, Delarge provon me kokë, por nuk ia del dot të dërgojë topin në rrjetë.

Delarge (64’) kontrollon mirë një top dhe më një gjuajtje tokazi mposht portierin kundërshtar.

Të besuarit e Bledi Shkëmbit e patën të vështirë për të reaguar, pasi goli ishte një goditje psikologjike për ta. Gjithsesi, edhe pse mes vështirësive, durrsakët do ia dilnin të vendosnin ekuilibrat në të 79-tën me Kotobellin. E vetmja mënyrë për të realizuar për ta ishte nga larg dhe kështu ndodhi, me lojtarin e “djemve të detit” që me një kryevepër çon në festë mysafirët.

Goli i fitores për miqtë vjen në limite nga Artan Jazxhi.

Me këtë rezultat, Egnatia është e gjashta me 9 pikë, ndërsa Teuta e 9-ta me 7 pikë (fitorja e parë sezonale).

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version