Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka konfirmuar se karvani i parë i ndihmave të OKB-së ka mbërritur në veri-perëndim të Sirisë, por shtoi se nevojitet shumë më tepër ndihmë për zonën e kontrolluar nga rebelët. Në një deklaratë, Guterres tha se autokolona përbëhej nga gjashtë kamionë që mbanin strehim dhe furnizime të tjera ndihmash të nevojshme.

Më shumë ndihmë është në rrugë e sipër, por nevojiten shumë më tepër, shumë më tepër. Ne duhet t’i vendosim njerëzit në radhë të parë” tha ai.

Fjalët e tij vijnë pasi organizata lokale vullnetare siriane, ‘Helmetat e Bardha’, postoi në Twitter zhgënjimin e tyre që pajisjet e nevojshme për përpjekjet e shpëtimit ajror nuk ishin dërguar me kolonën.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version