Në Komisionin Edukimit deputetja, Ina Zhupa ka debatuar me Flutura Açkën. Ka qenë Zhupa e cila e ka akuzuar se kryetaren se po mbron interesat e mazhorancës.
“Jemi Komision me më shumë shkelje”, është shprehur Zhupa. Dhe ky ka qenë edhe momenti kur ka ndërhyrë Açka që është shprehur se nuk e lejon deputeten e opozitës të flasë në atë gjuhë, duke u shprehur se në çdo seancë ka qenë transparente.

