Gjykata e Lezhës ka vendosur sekuestrimin e një hoteli dhe restoranti në zonën e Ishull-Lezhës.
Mësohet se sekuestroja preventive është vendosur për hotel “Diella”, i cili rezulton në pronësi të shtetasit Ndue Pal Loshi.
Prokuroria ka konstatuar se hoteli është ndërtuar me dokumente të falsifikuara si dhe është ngritur në një zonë të mbrojtur.
Gjykata vendosi që leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin pasi toka ku është ndërtuar është tokë shtet.
Sekuestrimi vjen pas denoncimit të rastit nga shtetasit Ardian Milka.
“Nga hetimi i zhvilluar ne lidhje me kete procedim penal ka rezultuar e provuar se: Punonjes te administrates shteterore kane favorizuar regjistrimin e pasurive te palujtshme per disa shtetas te cilet kane perfituar ne menyre te paligjshme prona shteterore ne zonen bregdetit nepermjet pergatitjes se AMTP-ve shtese dhe te fallsifikuara. Keto prona shteterore jane regjistruar ne ZVRPP me qellim tjetersimin tyre nepermjet shitjeve te njepasnjeshme, disa prej te cilave fiktive, me qellim humbjen e vemendjes nga perfituesi fillestar i prones. Sasia e pronave qe dyshohet se jane perfituar ne menyre te paligjshme, eshte rreth 200 dynym, prona keto te gjitha ne bregun detit, me vlera te larta per turizmin, bregdeti Kune Vain” – thuhet ndër të tjera në konstatimet e Prokurorisë.

