Mateo Llabani, ka ndërruar jetë në Korçë. 20-vjeçari është ndjerë keq në një lokal në Bilisht, dhe për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20 vjeçarit. Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do ti bëhet autopsia, për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.
Llabani raportohet se nuk ka pasur shenja në trup. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë si edhe familjarë të të ndjerit.

